Trupi i pajetë u dërgua për obduksion

Trupi i pajetë u dërgua për obduksion

Një person ka vdekur dje në Qëndren Klinike Universitare të Kosovës(QKUK). Raportohet se viktima kishte pësuar aksident më 1 korrik në Viti dhe nga ajo ditë ishte duke u trajtuar në spital.

“Në lidhje me rastin është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, me 08.07.2019 ka ndërruar jetë”, konfirmoi policia.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./21Media