Vdiq në vetaksident një shqiptare me shtetësi austriake

Aksident me fatalitet në Merdar

Vdiq një femër si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi mbrëmë në Merdar. Nga vetaksidenti lëndime pësoi drejtuesi shqiptar, shtetas austriak dhe pasagjerja shqiptare, me shtetësi austriake, e cila nga lënidmet e pësuara, vdiq në QKUK.

“Ka ndodhur një vetëaksident trafiku me lëndime të rënda trupore, ku është përfshirë një automjet me targa të huaja dhe me drejtues mashkull shqiptar – shtetas austriak. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit si dhe lëndime të rënda ka pësuar pasagjerja femër shqiptare–shtetase austriake.”, njoftoi policia.

Sipas policisë, deri te aksidenti dyshohet se erdhi ga pakujdesia e drejtuesit të automjetit.

“Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, mirëpo viktima femër nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML.”, njoftoi më tutje policia./21Media

Back to top button