Varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 16:30 në Prizren

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 16:30 në Prizren

Hendbolli kosovar ka mbetur pa një personalitet shumë të madh. Në orët e mbrëmjes të së mërkurës ka vdekur Nexhat Sharani, njeriu që ka kontriboi për hendbollin me dekada të tëra, shkran rtv21.tv

Sharani ka vdekur në moshën 68-vjeçare, ndërsa varrimi i të ndjerit bëhet nga ora 16:30 në Prizren. I ndjeri Sharani ka qenë aktiv në hendboll deri para dy muajsh, kur  u pensionua. Ai e ka mbajtur postin e rëndësishëm të Komisarit të Garave të FHK-së.

Në vitet e nëntëdhjeta, kur ishte vërtetë sfidë e madhe mbajtja e ndonjë posti, i ndjeri Nexhat Sharani bënte pjesë në Komisionin e Garave. Gjithashtu Sharani në të kaluaren ka qenë edhe gjyqtar hendbolli e po ashtu edhe vëzhgues.

Në të tetëdhjetat ka punuar në shkollën prizrenase të hendbollit prej të cilës ka dalur një plejadë e hendbollistëve mjaft cilësor.

FHK-ja dhe presidenti Eugen Saraçini i shprehin ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta familjes Sharani./21Media