Vdiq një 23-vjeçar në një aksident në Isniq të Deçanit

Ndërsa një tjetër person është në gjendje të rëndë

Një 23-vjeçar ka vdekur në një aksident komunikacioni që ka ndodhur sot rreth orës 02:34 në rrugën Pejë- Deçan, në fshatin Isniq. Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes, në këtë aksident ishte përfshirë një automjet me targa regjistrimi të jashtëm. Ngasësi i automjetit kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes sipas konstatimit mjekësor, ndërsa pasagjeri kishte pësuar lëndime të rënda trupore, me ç’rast është dashur të intervenojë edhe njësiti i zjarrfikësve.

“Personi i lënduar, është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal Pejë dhe për shkak të lëndimeve të rënda më pastaj është dërguar për QKUK Prishtinë, sepse gjendja e tij ishte serioze.”, thuhet në komunikatë.

Sipas policisë, deri të aksidenti erdhi pasiqë drejtuesi i automjetit kishte qenë duke qarkulluar nga drejtimi i Deçanit në drejtim të Pejës. Më të arritur në fshatin Isniq, në vendin e quajtur ‘te ura e Demës’, për shkak të shpejtësisë shumë të madhe kishte humbur kontrollin mbi timon, ka dalë jashtë rruge në të djathtë dhe është përplasur me një shtëpi.

“Në ketë aksident, jetën e ka humbur shtetasi F. H. vjeç rreth 23 (m.k.sh.), ndërsa lëndime të rënda ka pësuar Sh. K. lindur vitin 1993 (m.k.sh.). Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me urdhër të prokurorit shtetit.”, thuhet në komunikatën e policisë./21Media

Back to top button