Viktimen e gjeti pa shenja jete halla e tij

Viktimen e gjeti pa shenja jete halla e tij

Një përdorues i ri i videove elektronike humbi jetën, ndërsa luante në telefonin e tij që ishte i kyqur në prizë për karikim.

Sastra Mo-in, 25 vjeç, po luante lojëra në internet në pajisjet e tij të ndryshme, ndërsa ishte në shtratin e tij në Tajlandë, të premten e kaluar.

Një nga telefonat inteligjent ishte duke u karikuar, transmeton rtv21.tv.

Halla e tij, Watchareeporn Mo-in, 57 vjeç, e gjeti atë mëngjesin tjetër dhe vuri re që ai nuk po lëvizte kur ajo hyri brenda për të pastruar shtëpinë.

Ajo tha se trupi i Sastrës ishte i purpurt dhe se dora e tij e majtë ishte shtrirë pranë prizës e mbuluar me shenja djegieje.

Ajo menjëherë e fiki energjinë elektrike në kutinë e siguresave dhe thirri policinë.

“Nipi im kalonte aq shumë kohë në shtratin e tij duke përdorur telefonat dhe lojërat elektronike me një prizë aty pranë. Kishte aq shumë netë sa pashë që ai po binte në gjumë, ndërsa telefonat e tij ishin akoma të kyçur”, u shpreh ajo.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe mjeku konfirmoi se ai ishte tashmë i vdekur.

Policia tha se ata nuk po e trajtonin vdekjen si të dyshimtë dhe nuk kishin hapur hetim për rastin.

Vdekja e Sastrës vjen në të njëjtën javë kur një vajzë 14-vjeçare në Kazakistan vdiq kur bateria e telefonit shpërtheu në jastëkun e saj ndërsa ajo flinte./21Media