Sipas policisë rasti ka ndodhur ndërmjet viktimës (këmbësor) dhe një treni

Sipas policisë rasti ka ndodhur ndërmjet viktimës (këmbësor) dhe një treni

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, sot rreth orës 06:15, ka ndodhur një rast në fshatin Klinavc-Klinë, në mes të një këmbësori dhe trenit të udhëtareve.

Policia ka njoftuar se këmbësori 56 vjeçar ka humbur jetën.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka thënë për portalin rtv21.tv se rasti është cilësuar si “Hetim i Vdekjes”.

“Menjëherë policia ka dalë ne vendngjarje, ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, M.T. m/k/sh i lindur (1963)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit, njësitë relevante të Policisë së Kosovës, dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për Obduksion.

Hetuesit rajonal te DRP-Pejë janë duke bashkëpunuar ngushtë me prokurorin e shtetit për të hetuar të gjitha rrethanat lidhur me këtë rast./21Media