Gruaja ka humbur kontrollin dhe është përplasur jashtë rruge

Gruaja ka humbur kontrollin dhe është përplasur jashtë rruge

Një grua ka humbur jetën sot në një aksident që ka ndodhur sot rreth orës 15:45 në magjistralen Gjilan- Ferizaj, pranë fshatit Novosellë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Njësitet e trafikut rajonal me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se vozitësja femër shqiptare shtetase e Kosovës dyshohet ta ketë humb kontrollin duke u përplasur jashtë rruge. Si pasojë e përplasjes vozitësja (1981) besohet se ka humbur jetën në vend të ngjarjes. Policia e Kosovës , zjarrfikësit dhe njësitet tjera relevante kanë dalë poashtu në vendin e ngjarjes.”, ka thënë Hashani.

Ai tutje ka treguar se mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e gruas, e po ashtu ka bërë të ditur se trafiku rajonal është duke i hetuar rrethanat e aksidentit./21Media