Dyshohet se viktima kishte marrë plagë nga armët e zjarrit

Dyshohet se viktima kishte marrë plagë nga armët e zjarrit

Sonte në QKUK ka vdekur një grua, që dyshohet se kishte marrë plagë nga armët e zjarrit.

Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti, sipas së cilës rasti ka ndodhur në fshatin Besi.

“Sot rreth ores 20:00, kemi pranuar informaten se ekipi mjekesor ne QKUK, ka konstatuar vdekjen e nje personi (femer). Viktima sipas te dhenave fillestare, dyshohet se kishte marre plage nga arma e zjarrit.”, ka konfirmuar Ahmeti.

Sipas saj, aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti./21Media