Viktima ishte duke i mbledhur vezët në kafaz

Viktima ishte duke i mbledhur vezët në kafaz

Një grua e moshuar ka vdekur pasi ajo u sulmua nga gjeli, gjërsa ishte duke mbledhur vezë nga kafazi në oborrin e shtëpisë së saj.

Incidenti ndodhi në Australinë e Jugut, duke bërë një paralajmërim publik për kafshët në dukje të padëmshme që mund të shkaktojnë vdekjen, transmeton rtv21.tv.

Gjeli shpoi një venë të zonjës së moshuar, me sqepin e tij duke shkaktuar gjakderdhje të vazhdueshme.

Eksperti i forenzikës së Universitetit Adelaide, Profesori Roger Byard tha se një grua e moshuar vdiq në rrethana të ngjashme kur një mace gërvishti këmbën.

Profesori Byard, i cili ka studiuar vdekjet që vijnë nga kafshët në dukje të padëmshme, tha se studimi i tij synon të ndihmojë mjekët dhe të paralajmërojë njerëzit për rreziqet e fshehura./21Media