Vdiq një i paraburgosur në Prizren

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka informuar se sot rreth orës ‪14:50 në Qendrën e Paraburgimit Prizren ka vdekur i paraburgosuri me inicialet F.I, i lindur në vitin 1987.
Sipas ShKK-së, dyshohet se F.I ka vdekur si pasojë e vetëvarjes në dritaren e banjos së dhomës.
Sipas Raportit Mjekësor të Stacionarit, i burgosuri F.I në vazhdimësi ka pasur probleme shëndetësore të natyrës mendore, ngecje ne zhvillim mendor, për çka është trajtuar në vazhdimësi nga mjeku i burgut, psikiatri, psikologu.
“Lidhur me rastin janë suspenduar zyrtarët përgjegjës, janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative, gjithashtu është themeluar Komisioni Hetimor Administrativ nga SHKK, i cili do të dal me Raport Administrativ Përfundimtar. Stafi mjekësor i Stacionarit të Qendres së Paraburgimit Prizren ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm lidhur me rastin.”, ka informuar Shërbimi Korrektues.
Autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes./21Media

Back to top button