Viktima duke e drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin

Viktima duke e drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksident trafiku dje në fshatin Kraishtë në Lipjan.

Sipas policisë viktima derisa ka qenë duke e drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rrugës dhe si pasojë i njëjti duke mos i përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor i QKUK-së.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media