Pësoi sulm kardiak

Pësoi sulm kardiak

Një person i moshës 68 vjeçare është gjetur i shtrirë në qendrën e votimit në shkollën “Xhamil Kada” në Pejë, i njëjti është dërguar në spitalin e Pejës pa shenja jete. Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Vdekjen e 68 vjeçarit e ka konfirmuar për rtv21 Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Pejës, Skënder Dreshaj. Sipas Dreshajt, shkaktar i vdekjes së moshuarit ka qenë sulmi kardiak./21Media