Vdiq një person në QKUK

Një burrë nga Podujeva ka ndërruar jetë në QKUK, mbrëmë rreth orës 18:40.
“Viktima mashkull kosovar, është dërguar në QKMF dhe me urgjencë është dërguar në QKUK, ku ka vdekur”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur, ndërsa policia rastin e ka cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media

Back to top button