Nuk pinte cigare

Nuk pinte cigare

Vdiq në moshën 90-vjeçare, Robert Norris, i cili njihej si ‘njeriu i Marlboros’, që shfaqej në reklama për këtë brend të cigareve. Ai vdiq në Colorado të dielën.

Për 12 vjet, Norris u shfaq në billborde dhe revista si ‘njeriu i Marlboros’, mbante një kapelë kauboj dhe cigaren e mbante në dorë afër gojës.

Ani pse u shfaq në imazhe duke mbajtur cigare për më shumë se një dekadë, ai asnjëherë nuk piu cigare dhe madje ai përfundimisht u largua nga fushata e reklamave kur u ndje se nuk krijonte një shembull të mirë për fëmijët e tij, transmeton rtv21.tv

U lind në Chicago, Illinois, por vendosi nga mosha e hershme se donte të bëhej kauboj./21Media