Nusja largohet nga kjo jetë në ditën e dasmës së saj

Nusja largohet nga kjo jetë në ditën e dasmës së saj

Një nuse shtatzënë vdiq nga një goditje pak minuta para se të arrinte në altar, duke lënë burrin e saj një baba të vetëm për vajzën e tyre të porsalindur.

Infermierja Xhesika Guedes, 30 vjeç, nga São Paulo, ishte gjashtë muajshe shtatzënë dhe për nga shëndeti ishte mirë, por rrugës duke shkuar në altar me makinë filloi të mos ndjehej mirë, transmeton rtv21.tv.

Në fillim familja e saj mendoi se vuante nga ankthi për ceremoninë pasi u ankua se kishte marramendje dhe dhimbje në qafë.

I fejuari i saj, toger zjarrfikës, Flavio Gonçalvez, 31 vjeç, i cili tashmë ishte duke pritur në altar, ndërsa thotë se u befasua nga vonesa e saj. Xhesika u dërgua në një spital materniteti shtetëror në qendrën São Paulo.

Sipas raportit mjekësor, nëna kishte një goditje në tru, për shkak të preeklampsisë dhe gjakderdhjes së brendshme që do të thoshte që kirurgët u detyruan të hiqnin mitrën e nënës. Pas shpëtimit të foshnjës, nëna ndërroi jetë.

Burri i saj, i mërzitur tha: ‘Xhesika ishte një person me të vërtetë i gëzuar që e donte jetën, një qenie e shkolluar dhe e fortë. Mezi prisja të bëhesha burri i saj dhe të bëhesha baba. Do të jem i fortë dhe nuk do të dobësohem përballë fatkeqësive”, ka thënë ai.

Sophia, bija e tyre lindi me peshë 930 gram dhe 34 centimetër e gjatë. Për momentin ajo është në njësinë e kujdesit intensiv neonatal. Ajo thuhet se do të jetë në spital për të paktën dy muaj./21Media