Nuk u mbijetoi plagëve të marra

Nuk u mbijetoi plagëve të marra

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me traktor. Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 14:50 në Suharekë.

“Viktima mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke drejtuar traktorin, humb kontrollin e traktorit, kërcen nga ai dhe goditet nga rimorkio. Si pasojë i njëjti pëson lëndime të rënda trupore, ku me pas vdes”, ka konfirmuar policia.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./21Media