Vdiq personi i katërt që u aksidentua në Rahovec

Vdiq personi i katërt që u aksidentua në Rahovec

Policia ka njoftuar se sot ka vdekur personi i katërt i aksidentuar më 26 korrik në fshatin Bërnjak të Rahovecit.

“Me datë 06.08.2019, në ora 15:30, Policia është informuar nga mjeku kujdestar ne QKUK-Prishtinë se i lënduari në aksident trafiku me 26.07.2019, L . J i lindur në vitin 1973, i njëjti për shkak te lëndimeve te rënda ka ndërruar jetë, ka thënë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj për portalin rtv21.tv.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, më urdhër të tij trupi i viktimës dërgohet në IML për autopsi.

Si pasojë e aksidentit më 26 korrik, në vendin e ngjarjes kishin vdekur tre persona./21Media