Nga viti 2014 profesor Demiri ka qenë anëtar i Aleancës për Shqiptarët në kryesinë qëndrore

Nga viti 2014 profesor Demiri ka qenë anëtar i Aleancës për Shqiptarët në kryesinë qëndrore

Pas një sëmundje sot në moshën 65 vjeçare ka ndërruar jetë Alajdin Demiri, diplomat, analist politik dhe profesor universitar.

Demiri në vitin 1997-1998 ishte kryetar i komunës së Tetovës. Si pjesë e aktit të vendosjes së flamurit kombëtar para komunës së Tetovës, për të cilin akt ishte dënuar me burg, bashkë me kryetarin e komunës së Gostivarit, Rufi Osmanin.

Alajdin Demiri i lindur më 19 dhjetor 1954 në Tetovë, nga 1973 deri në 1977 ka studiuar sociologjinë në Sarajevë. Nga viti 1977 deri më 1978 ka punuar si gazetar në Radiotelevizionin e Maqedonisë – redaksia në gjuhën shqipe. Prej vitit 1978-1983 dhe 1983-1988 ka qenë profesor i sociologjisë dhe filozofisë në një shkollë të mesme në Tetovë dhe më pas ka punuar në bibliotekën e qytetit.

Prej viteve 1990-1995, ai ka studiuar frëngjisht në Lausanne, Zvicër, duke u kthyer në 1995 më vonë dhe duke u përfshirë në skenën politike në kuadër të PPD-së. Në vitin 1997 ai ishte zgjedhur kryetar i komunës së Tetovës, ndërsa në vitin 1998 ai ishte dënuar me dy vjet burg për vendosjen e flamurit kombëtar para komunës së Tetovës, ngjarje e njohur që kishte ndodhur paralelisht me komunën e Gostivarit, që kishte përfunduar me dhunë brutale të policisë së asaj kohe, që ka shkaktuar viktima dhe të arrestuar. Parlamenti Evropian kishte kërkuar lirimin e tij dhe ai ishte liruar sipas një Ligji mbi Amnistinë. Më pas, në periudhën e fundviteve të 90-ta, ai ishte emërohet ambasador i Maqedonisë së Veriut në Zvicër. Pas kthimit të tij, ai ishte angazhuar si profesor universitar në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Që nga 2014 profesor Demiri ka qenë anëtar i Aleancës për Shqiptarët në kryesinë qëndrore, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për etablimin e partisë në nivel nacional./21Media