Sot bëhet ceremonia e varrimit të Prof. Mujë Ukaj

Sot bëhet ceremonia e varrimit të Prof. Mujë Ukaj

Sot në moshën 61 vjeçare ka vdekur profesori Mujë Ukaj. Prof.Dr.Ass. Mujë Ukaj gjatë gjithë jetës së tij ka dhënë kontribut të vlefshëm në shumë institucione të Republikës së Kosovës, e së fundmi edhe si profesor në Fakultetin Juridik, të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 15:00, në varrezat e fshatit Zallq të komunës së Istogut.

Ndërsa, nesër, me datë 19.03.2019, në orën 13:00, në Amfiteatrin e Fakultetit Juridik do të mbahet Akademi Përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së profesorit./21Media