Lumi po luftonte me një sëmundje të rëndë

Lumi po luftonte me një sëmundje të rëndë

Ka vdekur në moshën 51 vjeçare profesori dhe regjisori i njohur kosovar, Bekim Lumi. Lajmin për vdekjen e regjisorit e ka bërë të ditur, Jeton Neziraj.

“Rest In Peace, Bekim Lumi”, ka shkruar ai në facebook.

Regjisori dhe profesori i njohur i Fakultetit të Arteve në Prishtinë, Bekim Lumi, ka dy  vjet që po përballej me një sëmundje të rëndë. Artistët kishin organizuar mbrëmje humanitare artistike për të mbledhur fonde për regjisorin e mirënjohur dhe profesorin e Fakultetit të Arteve, Bekim Lumin.

Në 20-vjetorin e krijimtarisë së tij artistike, regjisori Lumi, në qershor të këtij viti dha premierën e shfaqjes së tij të fundit “Arturo Ui”, që erdhi në përvjetorin e 120-të të lindjes së autorit të saj, Bertolt Brecht./ 21Media