Regjisori me më së shumti tituj në Broadway

Regjisori me më së shumti tituj në Broadway

Në moshën 91 vjeç, ka vdekur producenti dhe regjisori Harold Prince. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i tij.

Familja e Prince ka pohuar se nuk do të ketë ceremoni të zakonshme funerale, por një ndejë ku do të kujtohet vepra e tij.

Prince është autor i disa prej shfaqjeve më të njohura që janë shfaqur ndonjëherë në Broadway, duke përfshirë “West Side Stories”, “Cabaret” dhe “Phantom of Opera”.

Ky prodhues dhe regjisor legjendar ka fituar 21 Tony Awards gjatë karrierës së tij, që është më shumë se çdo artistë tjetër.

Ai grumbulloi 21 Tonys, përfshirë tetë për regji, tetë për prodhim, dy si prodhues i muzikës dhe tre çmime speciale.

Në vitin 2006, ai u nderua me një tjetër çmim Tony për arritjet jetësore në teatër./21Media