"Holokausti" është konsideruar si dokumentar i jashtëzakonshëm

“Holokausti” është konsideruar si dokumentar i jashtëzakonshëm

Kineasti dhe shkrimtari francez, Claude Lanzmann, regjisor i dokumentarit të famshëm “Holokausti”, vdiq sot në moshën 92-vjeçare, bëri të ditur shtëpia e tij botuese, raporton AFP.

“Claude Lanzmann vdiq sot në mëngjes në shtëpinë e tij. Ai ishte në gjendje të rënduar që prej disa ditësh”, theksoi një zëdhënës i ”Gallimard”.

Regjisori i “Holokaustit”, dokumentar i konsideruar i jashtëzakonshëm kushtuar shfarosjes së hebrenjve të Europës, Claude Lanzmann ka qenë gjithashtu gazetar, drejtor i revistës “Temps Modernes” dhe shkrimtar.

Mik i filozofit Jean-Paul Sartre, shok i Simone de Beauvoir, ai ishte një mbështetës i kauzës së Izraelit.