Xhuvani vdiq në Itali

Xhuvani vdiq në Itali

Ka vdekur në moshën 56 -vjeçare regjisori i njohur Gjergj Xhuvani, bashkëshorti i aktores së njohur Luiza Xhuvani.

Lajmi është konfirmuar nga miq të familjes Xhuvani, të cilët thonë se ai vdiq në Itali, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Gjergj Xhuvani është një regjisor, skenarist, producent shqiptar.

Ai lindi në vitin 1963 në Tiranë. Në vitin 1986 u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë, dega Artet dramatike. Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.

Xhavani ka qenë regjisor dhe skenarist i shumë filmave të njohur shqiptarë. Ndërsa e kemi parë edhe në rolin e aktorëve në dy filma “Edhe ne luftuam” dhe “Hije që ngelen pas”.