Dragoti vdiq në moshën 86-vjeçare

Dragoti vdiq në moshën 86-vjeçare

Regjisori i njohur shqiptaro-amerikan, Stan Dragoti u nda nga jeta dje në Californi të SHBA-së.

Stan Dragotit njihet si shqiptari që “shembi” muret e Hollywoodit ose njeriu që bëri rizgjimin e ëndrrave Njujorkeze me fillimin e famshëm “I love New York”. Në biografinë e tij shkruhet se është lindur më 4 tetor 1932 në New York City, por që prejardhja e tij është shqiptare dhe vjen nga një familje Tepelenase, që kishte emigruar shumë herët në ShBA.

Hapat e para të këtij gjeniu filluan që në fëmijëri. Stani bëri emër që në hapat e para kur filloi të merrej me film. Dragoti ishte i njohur, veçanërisht për filmat “Love at First Bite” (Dashuri me kafshimin e parë, 1979), një komedi e zezë mbi temën e Drakulës dhe “The Man With One Red Shoe” (Burri me një këpucë të kuqe, 1985), si dhe për  komedi romantike me Tom Hanks dhe James Belushin. Përveç prodhimeve filmike njëkohësishtë ai filloi të realizonte reklama për gjigandet e industrisë së linjave ajerore dhe atyre të prodhimit të makinave. Reklama këto të cilat e bënë të njohur dhe shumë të kërkuar në SHBA.

Banorët e New Yorkut të vitetve 70-ta Dragotin e njohin më së miri nëpërmjet reklames së tij të famshme “ I love New York” .

Një zemër “flakë e kuqe me dy gërma të mëdha NY” që lexohet në shqip e dua me gjithë zemër Nju Jorkun. Megjithëse kanë kaluar kaq vite kjo reklamë është një lloj himni i njujorkezve.

Gjatë takimeve të shumta me ish Kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, ai kishte planifikuar që në të ardhmen të realizonte një reklamë edhe për shtetin shqiptar, me të cilën ai pretendonte të bënte prezentimin e Shqipërisë në Hollywood, promovimin e turizmit shqiptar nëpër botë edhe tolerancën fetare, që sipas artistit, ishte shumë e rëndësishme.

Përveç kësaj, Stan Dragoti thuhet se kishte deklaruar se dëshironte të realizonte edhe tri projekte filmike për t’i çuar në Hollywood. Njëri për historinë e Skënderbeut, një tjetër projekt filmik për ndihmën që shqiptarët u kanë dhënë hebrenjve dhe një tjetër në bashkëpunim me Peter Lucas-in, për Luftën e Dytë Botërore ”Për krijimtarin e tij arstistike” Stan Dragoti ishte nderuar edhe nga ish presidentiti, Bujar Nishani me dekoratën Nderi i Kombit.