Ndërroi jetë solisti i grupit të mirënjohur

Ndërroi jetë solisti i grupit të mirënjohur

Ric Ocasek, solisti i bandit të mirënjohur amerikan, “The Cars”, vdiq në moshën 75-vjeçare. Ai vdiq në shtëpinë e tij në Manhattan, tha departamenti i policisë së New York-ut. Shkaqet e vdekjes së tij ende nuk dihen, shkruan BBC, transmeton rtv21.tv

Bendi u formua në Boston në mesin e vitit 1970 nga Ocasek dhe anëtari tjetër, Benjamin Orr, pasi u takuan në shkollë të mesme.

Hitet e tyre të hershme janë “Just What I Needed”, “My Best Friend’s Girl” dhe “Good Times Roll”.

Pasi bendi u nda në vitin 1980, Ocasek e filloi karrierën solo dhe punoi si producent për artistët Weezer, Bad Religion dhe No Doubt./21Media