Sabrija, shembull i një gruaje të fortë

Sabrija, shembull i një gruaje të fortë

Drejtuesja e Qendrës Handikos në Deçan dhe Pejë, Sabrije Zeqaj ka vdekur sot.

Lajmin për vdekjen e saj me pikëllim e mori kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Ai ka ngushëlluar familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e Sabrijes.

Me pikëllim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta, të zonjës Sabrije Zeqaj, drejtuese ndër vite e qendrës “Handikos”, në Deçan dhe Pejë, humanistes së madhe për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara bashkëpartijakes dhe vendases sonë, e cila deri në frymën e fundit nuk u ndal së punuari. Ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve”, shkroi Ramosaj në Facebook.

Sabrija është një nga themelueset e Handikosit. Që nga viti 1979 ajo veproi si aktiviste dhe vullnetare e palodhshme me gjithë faktin se si e re përjetoi një aksident që i pamundësoi asaj të ecë. Rrëfimin e saj për jetën dhe angazhimet në punë mund t’i ndiqni në reportazhin e realizuar nga RTV21./21Media