Ai ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare

Ai ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare

 Si s’të Desha pak më Shumë

Unë e desha përtej vdekjes,

Ashtu dashurova unë

Edhe prap s’ia fal dot vetes:

S’i s’e desha pak më shumë…

 

Pak më shumë ku shpirti thyhet,

T’i them ndarjes: – Prit, ca pak…

Të gënjejmë mallin që s’shuhet,

Kujtimin të gënjejmë pak.

 

Përtej vdekjes, përtej botëve,

Atje ku nis “ca pak” tjetër,-

Asaj që më rri mes Zotave:

“Si s’të desha pak më tepër…”.

Këto vargje janë të shkrimtarit, gazetarit, laureatit dhe përkthyesit, Fatos Arapi i cili ndërroi jetë sot në moshën 88-vjeçare. Shkrimtari qe 10 vite po vuante nga hemorragjia celebrale dhe nuk dilte dot nga banesa.

Ai lindi në Vlorë, në vitin 1929. Vlora e përcolli atë deri në përfundimin e shkollës së mesme, ndërsa studimet e larta i kreu në Bullgari (Sofje), në fakultetin e Matematikës dhe të Ekonomisë. Për shumë vite ka punuar si gazetar dhe pedagog në Fakultetin Histori Filologji të Tiranës.

Shkrimtari ka fituar çmime kombëtare e ndërkombëtare për poezi, ndër të cilat “Kurora e artë” në vitin 2008 në manifestimin poetik Mbrëmjet e poezisë strugane. Vlen të theksohet se është i pari poet shqiptar që e ka fituar këtë shpërblim.

Vepra e Fatos Arapit është e pasur në llojet e zhanret e ndryshme. Përveç poezisë ku ai qëndron në rreshtat e parë, Arapi ka shkruar disa novela: Patat e egra, 1969; Cipa e borës, 1985; Gjeniu pa kokë, 1999 etj; disa romane: dhjetori i shqetësuar, 1970; Shokët, 1977; Deti në mes, 1986; disa drama: Partizani pa emër, 1962; Qezari dhe ushtari i mirë Shvejk, në front diku, 1995; ka bërë disa përkthime: Këngë për njeriun, Nikolla Vapcarov, 1981; Poezi, Pablo Neruda, 1989; Safo, 1990; Antologji e poezisë turke etj; si dhe ka shkruar një numër të madh artikujsh e studimesh të ndryshme. Mediat shqiptare raportojnë se Arapi do të varroset sot. /21Media