"U prehtë në paqen e përjetshme!"

“U prehtë në paqen e përjetshme!”

Ka vdekur në moshën 90-vjeçare shkrimtari dhe pedagogu, Rexhep Hoxha. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime familjes Hoxha.

“I pikëlluar nga lajmi për vdekjen e një prej kolosëve të letërsisë sonë për fëmijë, shkrimtarit dhe pedagogut Rexhep Hoxha. Hoxha ishte një ndër figurat më emblematike të letrave shqipe që shënuan shekullin e 20-të. Breza të tërë në hapësirat shqiptare u rritën dhe u edukuan në frymën atdhetare që ai barti përmes vepres së tij të çmuar, që la trashëgimi. Ngushëllime të sinqerta për familjen Hoxha, për miqtë dhe lexuesit e veprës së tij! U prehtë në paqen e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook.

Rexhep Hoxha ishte lindur në Gjakovë. Shkollën fillore dhe te mesmen i kishte kryer në vendlindje, ndërsa albanologjinë e kishte studiuar në Beograd. Një kohë kishte punuar redaktor i “Rilindjes për fëmijë”, në emisionin për fëmijë të Radio Prishtinës, ndërkaq shumë vite kishte ligjëruar lëndën Letërsi për fëmijë në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës.

Veprat e tij të njohura për fëmijë janë: “Gjethe të reja”, “Picimuli”, “Lugjet e verdha”, “Zëri i pyllit”, “Verorja”, “Ermali”, etj./21Media