Hendbolli kosovar në zi

Hendbolli kosovar në zi

Në ditën e shpalljes së laureatëve të vitit 2018-të, hendbolli humbi një prej lojtarëve më të dalluar të viteve 70-80-të, ish portierin, Skender Sahiti, që ndërroi jetë sot në moshën 63 vjecare.

Ai vdiq pas një sëmundjeje të shkurtër.

Sahiti ka qenë pjesë e gjeneratës së artë të ish klubit Borac të Ferizajt, që për kohë të gjatë garoi suksesshëm në Ligën e Parë Federative të Jugosllavisë. Më pas, Sahiti ka bërë karrierë si hendbollist edhe në Kroaci e Itali, ku ka ushtruar edhe zejën e trajnerit./21Media