Vdiq Sulltani i Omanit

Tri ditë zie në Oman

Sulltan Qaboos bin Said al Said vdiq në moshën 79 vjeçare. Sipas njoftimeve të mediumit shtetëror, monarki vdiq mbrëmë pas një sëmundje të kancerit.

Në Oman është shpallur tri ditë zie kombëtare.

Qaboos kishte sunduar Sulltanatin e Omanit për gati 50 vjet, duke e shndërruar atë një nga rajonet e prapambetur në një shtet modern, të prosperuar.

Qaboos, i stërvitur në Akademinë Ushtarake Britanike Sandhurst, kishte marrë pushtetin në vend më 23 korrik 1970 në moshën 29 vjeçare.

Në atë kohë, me ndihmën e ushtrisë dhe shërbimit sekret britanik, ai rrëzoi babain e tij Saidin nga froni, transmeton rtv21.tv.

Ngase babai i tij gjatë sundimit kishte izoluar vendin nga jashtë dhe refuzote të modernizohej Sulltanati i Omanit

Nën sundimin e Qaboosit, Oman u zhvillua në një shtet modern dhe të qëndrueshëm me ndihmën e të ardhurave të naftës.

Kryengritja arabe e njohur si ‘Pranvera Arabe’ në vitin 2011 e kaloi Sulltanatin pothuajse pa asnjë gjurmë.

Megjithatë, aktivistët e të drejtave të njeriut ankohen për mungesën e lirisë së shprehjes dhe arrestimin e kritikëve të qeverisë në vendin e qeverisur autokratikisht.

Ndërkombëtarisht, Qaboos e pozicionoi Omanin si një ndërmjetës midis Iranit dhe Perëndimit.

Oman konsiderohet gjithashtu një shtet që mban kontakte jozyrtare me Izraelin.

Në prill, Oman u bëri thirrje vendeve të tjera arabe t’i japin fund luftës indirekte me Izraelin.

Qaboos, i cili lindi më 18 nëntor 1940, së fundmi kishte qëndruar në Garmisch-Patenkirchen (Gjermani) për trajtim mjekësor, ku ai zotëronte një pronë.

Ai nuk ka djalë dhe nuk i lë trashëgimtar fronit. Sipas kushtetutës, familja mbretërore duhet të bien dakord për një pasardhës brenda tre ditësh. Nëse kjo nuk do të ketë sukses, sipas raporteve të mediave, duhet të hapet një letër sekrete nga Kabus. Në të ai supuzohet se ka shkruar emrin e sundimtarit të ri./21Media

Back to top button