Lajmin për vdekjen e saj e ka konfimuar familja

Lajmin për vdekjen e saj e ka konfimuar familja

Në moshën 88-vjeçare ka vdekur Toni Morrison, gruaja e parë afrikano-amerikane që ka fituar Çmimin Nobel për Letërsi.

Lajmin për vdekjen e saj e ka konfimuar familja e saj, e cila ka treguar se ajo ka vdekur nga një sëmundje e shkurtër.

“Nëna, gjyshja dhe tezja jashtëzakonisht e përkushtuar, ka ndërruar jetë natën e kaluar (5 gusht) e rrethuar nga familja dhe miqtë”, thuhet në deklaratën e familjes së saj.

Për familjen e saj vdekja e shkrimtares është një humbje të madhe.

Një shkrimtare që ka vlerësuar fjalën e shkruar, qoftë e saj, e studentëve apo e tjerëve, ajo ka lexuar me dëshirë dhe ka ndjerë shtëpinë më së shumti kur ka shkruar”, është thënë në letër. Ndonëse vdekja e saj përfaqëson një humbje të madhe, ne jemi falënderues që ajo ka pasur një jetë të gjatë e të jetuar mirë”.

Dikur Morrison pati thënë: “Ne vdesim. Kjo mund të jetë arsyeja e jetës. Mirëpo ne krijojmë gjuhë. Kjo mund të jetë matëse e jetës sonë”.

Si autore e 11 romaneve, Morrison ka fituar Çmimin Nobel për Letërsi më 1993, derisa veprën e parë e ka publikuar më 1970. /21Media