3-vjeçarja vdiq të shtunën

3-vjeçarja vdiq të shtunën

Adelaide, vajza e yllit Miguel Cervantes ka vdekur të shtunën. Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi.

“Familja Cervantes me dhimbje ju njofton se vajza e tyre, Adelaide Grace – e cila luftoi me epilepsi dhe spazmë infantile – vdiq tragjikisht të shtunën”, thuhet në njoftim.

E ëma e saj, Kelly ndau një fotografi të dhomës së vajzës së tyre të ndjerë që e shoqëroi me një mesazh të fuqishëm: “Makinat janë fikur. Shtrati është bosh. Zonjusha Adelaide Grace na la mëngjesin e së shtunës”.

3-vjeçarja, Adelaide ka vuajtur nga epilepsia qysh nga foshnjëria. Ajo u diagnostifikua me epilepsi në vitin 2015, kur ishte vetëm 7 muajshe./21Media