Varrimi i të ndjerës bëhet nesër

Varrimi i të ndjerës bëhet nesër

Vdiq sot Shpresa Laqi, veprimtarja e devotshme e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren. Lajmi u bë i ditur nga dega e LDK-së në Prizren.

“Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren, sot humbi veprimtaren e devotshme, Shpresa Laqi. Ajo ishte shembull i përkryer i përkushtimit njerëzor për të mirën e përgjithëshme, shoqe dhe kolege e dashur dhe aktiviste e palodhshme. Do ta kujtojmë përherë me mallë, dashuri dhe respekt. Shpirti iu prehtë në paqe e i bëftë dritë!”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër, në varrezat e Prizrenit, në ora 14:00./21Media