Conrad vdiq në shtëpinë e tij

Conrad vdiq në shtëpinë e tij

Ylli i ‘Wild Wild West’, Robert Conrad vdiq në moshën 84 vjeçare. Aktori i TV dhe filmit të viteve 1960 dhe ’70 vdiq të shtunën në shtëpinë e tij në Malibu (Kaliforni), sipas zëdhënësit të familjes, Jeff Ballard.

“Ai jetoi një jetë të mrekullueshme të gjatë dhe ndërsa familja është e pikëlluar, ai do të jetojë përgjithmonë në zemrat e tyre”, tha Ballard për TMZ.

Conrad ishte i njohur me rolin kryesor në ‘W W W ’, ku ka luajtur agjentin e shërbimit sekret. Ai gjithashtu ka luajtur në shumë filma, si:  ‘Young Dillinger,’ ‘The Bandits,’ ‘D.A.: Conspiracy to Kill,’ ‘Adventures of Nick Carter,’ ‘The Last Day,’ ‘Sudden Death,’ ‘The Lady in Red,’ ‘Hard Knox,’ ‘Police Story: Gladiator School,’ ‘Jingle All the Way,’ ‘Dead Above Ground’, etj./21Media