Vedati në pritje të ndeshjes

Vedati në pritje të ndeshjes

Kombëtarja e Kosovës sonte nga ora 20:45 do të luajë ndeshjen më të rëndësishme në histori të saj, atë ndaj Çekisë. Kosovën do ta presë një ndeshje e vështirë me Republikën Çeke në kuadër të kualifikimeve për evropianin 2020.

Aktori i njohur, Vedat Bajrami përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka thënë se është në pritje të ndeshjes.

“Në pritje të ndeshjes Kosovë-Çeki, midis kena mi thy”, ka shkruar aktori krahas fotos.

Kosova sonte do të luajë ndaj Çekisë. Ndërsa, pas tri ditësh, Kosova do ta presë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë kombëtaren e Anglisë./21Media