"Për Vedatin"

“Për Vedatin”

Aktori i njohur shqiptar, Vedat Bajrami ka pranuar një dhuratë të veçantë nga futbollisti i njohur shqiptar, Mërgim Mavraj. Ai i ka dhuruar një fanellë të kombëtares, ku shkruante “për Vedatin”, transmeton rtv21.tv

Këtë e ka bërë të ditur së fundmi Bajrami përmes një storie në Instagram dhe e ka falënderuar mikun e tij për këtë dhuratë të veçantë.

Të dy janë mjaft të suksesshëm në profesionet e tyre, Vedati si humorist është i angazhuar me projektin “Egjeli”. Ndërsa, Mavraj njihet si njëri nga futbollistët më të mirë shqiptar, mbrojtës në kombëtaren shqiptare dhe lojtar i Ingolstadt në Bundesligën e dytë gjermane./21Media