Muriqi do ta mbyllë me sukses 2019 -tën

Muriqi do ta mbyllë me sukses 2019 -tën

Vedat Muriqi ka treguar formë të lartë edhe në javën e 14-të të Superligës së Turqisë.

Sulmuesi shqiptar që luan te Fenerbahçe që ishte i lënduar për disa javë, ka befasuar të gjithë me rikthimin e tij në fushë, derisa ka arritur të shënojë dy gola në ndeshjen ndaj Gençlerbirligi.

Pas këtyre golave, Muriqi ka arritur të futet në formacionin e javës të klubit.

Ndryshe, nga 14 ndeshje të zhvilluara në kampionatin turk dhe në Kupë, Muriqi  ka shënuar 10 gola dhe dhuruar 3 asistime./21Media