"Bravo Dua"

Loading...

“Bravo Dua”

Aktori i njohur, Vedat Bajrami i është gëzuar suksesit që ka arritur këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Mbrëmë,  Dua Lipa ka shënuar histori, duke rrëmbyer dy çmime në ceremoninë “Grammy Awards”.  Ajo fitoi çmimet si: “Artistja më e mirë e re” si dhe “Kënga më e mirë e zhanrit dance”, shkruan rtv21.tv

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Vedati ka shkruar se një ëndërr e vërtetë u realizua.

“Dy herë fituese e Grammy. Një ëndërr e vërtetë u realizua. Bravo Duaaaaa. Ksaj i thojn me ta knaq loqken e zemres. Kosovarja qe e dridh ni dyje”, ka shkruar Vedati në një postim në Instagram.

Kjo është hera e parë që një artiste shqiptare fiton dy çmime prestigjioze “Grammy”./21Media