Vehapi: Historia e shqiptarëve është plot luftëra

Sot u mbajt akademi solemne dhe program kulturor-artistik në kuadër të “Javës së Dëshmorëve dhe Heronjve të Komunës së Rahovecit”

Kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, me këtë rast tha se sot po kujtojnë Milaim Krasniqin dëshmor dhe të gjithë të dëshmorët tjerë që ranë për lirinë e Kosovës.

Ai theksoi se dëshmori Krasniqi u bë themel i lirisë në Rahovec, ndërsa veçoi edhe liridashësin e kombit shqiptar Ukshin Hoti.

“Historia e shqiptarëve është plot luftëra dhe djemtë tuaj që kanë rënë në luftën e fundit janë viganë të lirisë”, tha kryetari Vehapi.

Kryetari i Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, Hysni Gucati tha se historia e lavdishme e shqiptarëve është e vulosur me sakrificën e dëshmorëve që ranë në luftën e fundit.

“Amanetin e të rënëve për liri ta bëjmë realitet”, theksoi Gucati.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës së UÇK-së për Rahovec, Vajdin Berisha me këtë rast duke kujtuar të rënët tha se veprat e tyre janë të lavdishme.

Back to top button