Vehapi nis vizitën zyrtare në Kroaci

Kryetari i Rahovecit ka nisur një vizitë 3 ditore në Kroaci

Me ftesë të ministrit të Bujqësisë së Republikës së Kroacisë, Tomislav Tolusic, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi i shoqëruar nga Avdullah Kryeziu, drejtor për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm dhe Bekim Hoxha, drejtor i Departamentit te vreshtarisë dhe verarrisë në MBPZhR, kanë nisur sot një vizitë zyrtare tri ditëshe në Kroaci.

Gjate kësaj vizite tri ditshe, kryetari Vehapi do të vizitoj Komunën e Ozalje, ku do të pritet në takim nga kryetarja e kësaj komune, Gordana Lipshiniq. Në agjendën e ditë së parë të kësaj vizite është e parapare nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet dy nomunave, në fushën e sektorit të vreshtarisë dhe veretarise, turizmit rural, kultures, dhe fushave tjera të ekonomisë. Po ashtu, do të realizohet vizita e njërit prej përpunuesve të verës ( OPG Verbanek-Vivodinë).

Dita e dytë e vizitës do të jetë vizita në Institutin e veretarise dhe vreshtarisë në Zagreb me drejtoreshën e Institutit, Ivana Petric. Gjatë kësaj dite do mbahet takimi me sekretarin e shtetit të Ministrisë së Bujqësisë së Kroacisë, Tugomir Majdak.

Back to top button