Vehapi vizitë fermerëve përfitues të serave në Krushë të Madhe

Gjatë ditës së sotme, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi ka vizituar punimet në projektin për ndërtimin e serave në fshatin Krushë e Madhe

Ky projekt është në fazën përfundimtare dhe përmes këtij projekti do të përfitojnë 99 fermer në gjithë territorin e Komunës.

Fermerët Duraku dhe Gashi  nga fshati Krushë e Madhe përfitues të serave me hapësirë prej 1.5 ari , kanë thënë se si përfitues të këtyre serave në njëfarë mënyre kjo është edhe vetëpunësim dhe sigurisht që ne kemi krijuar të ardhura financiare për familjet tona. Në të ardhmen, do të shikojmë mundësin që të zgjerojmë hapësirat me sera pasi që kemi ende nevojë dhe hapësirë të mjaftueshëm, se ku ti vendosim serat.

Ndërsa Kryetari Vehapi, i ka uruar fermerët përfitues të serave duke u thënë se vërtet ju dhe të gjithë fermerët tjerë të cilët janë përfitues të serave, jeni meritor për zhvillimin e bujqësisë në Komunën tonë. Sigurisht që edhe në të ardhmen do të jeni përfitues të serave, sepse vërtet i meritoni ngase jeni njerëz shumë punëtor dhe punën të cilën ju e bëni, ju kanë lakmi e gjithë Kosova.

Back to top button