Në emisionin 21 Gradë të RTV21, i ftuar ishte ikona e muzikës rok, Veli Sahiti, pjesë e grupit Trix

Në emisionin 21 Gradë të RTV21, i ftuar ishte ikona e muzikës rok, Veli Sahiti, pjesë e grupit Trix

I pyetur se a ka ndonjë ftesë për të përformuar në dasma, e Sahiti tregoi se kjo i ka ndodhur në 2 vitet e fundit në 2-3 dasma në kohën kur vjen torta, kërkohet Veliu për të kënduar këngë të lehta, shkruan rtv21.tv.

Sipas Sahitit kjo po ndihmon edhe që të pushojë veshi nga muzika e lartë, si dhe po krijohet një atmosferë krejtësisht tjetër, me balada këngë të vjetra qytetare e të tjera.

Trendi që të ftohen këngëtarët e këngëve të lehta sipas Sahitit po rritet, dhe po ndodh gjithnjë e më shpesh që 30 deri 40 minuta gjatë prerjes së tortës të përformojnë këngëtarë ose grupe të tilla.

/21Media