Veli Sahiti vjen me këngë të re

Veli Sahiti vjen me këngë të re

Veli Sahiti ka promovuar videoklipin e ri “Ilaqi i plagës”, në programin e mëngjesit në RTV 21. Risi në këtë e kësaj këngë është se Sahiti është rikthyer me një tekst të vetin.

Ai nuk e ka mohuar se ka qenë paksa e vështirë të futet edhe njëherë në këtë lami pas një pauze disa vjeçare.

“Mund të them se të pauzosh katër pesë vitë më rë vërtetë ta marrësh pendën dhe të shkruash, por megjithatë filloj ideologjia e teksit, më pëlqej një titull “Ilaqi i plagës”, kështu që e titullova edhe këtë këngë”, ka thënë Sahiti në “Për ditë të mbarë”, duke shtuar se edhe për muzikën është përkujdesur vet ai, orkestrimin e ka bërë Abdullah Dugolli kurse kënga është punuar në studion e Xhavit Abdyli./21Media