Veliaj tha se paratë PD-së do t’i merren direkt nga llogaria

Veliaj tha se paratë PD-së do t’i merren direkt nga llogaria

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njofton gjobëvënien e PD-së për urinim në publik.

Në një postim në Facebook, Veliaj shkruan se paratë PD-së do t’i merren direkt nga llogaria, ndërsa shton se hipokrizia e “Mbro Teatrin” duket qartë tek ndërtesa e Gherardo Bosios.

“PD gjobitet për të 5-ën herë për organizime të urinimit publik! Si dhe më parë, paratë do t’i merren direkt nga llogaria! Imagjino ç’alternativë qeverisëse është një parti që i shpëton në brekë!

Hipokrizia e “Mbro Teatrin” duket qartë tek ndërtesa e Gherardo Bosios”, ka shkruar Veliaj.