Sipas Veliut statuti i LDK-së është zbatuar në përpikëri

Sipas Veliut statuti i LDK-së është zbatuar në përpikëri

Kryetari i Podujevës, Agim Veliu ka thënë se në përgjithësi Kuvendi i Përgjithshëm ka kaluar në mënyrë të rregullt.

Ai ka thënë se ka pasur gatishmëri të jetë në krye të LDK-së derisa ka thënë se në fund u morën vesh për kandidat konsensual.

“Më tepër ka pasur përfolje. Është lakuar emri im. Nuk e kam shprehë publikisht asnjëherë. Kam pasur gatishmëri për ta udhëhequr Lidhjen Demokratike. Kemi arritur konsensus që Mustafa të jetë edhe më tutje Kryetar i LDK-së”, ka thënë Veliu.

Ai ka thënë se Statuti i LDK-së është zbatuar në përpikëri edhe kur është puna e për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur.

“Për ta marrë nominimin në bazë të Statutit kërkohet 50 për qindëshi plus një delegat për ta aprovuar kandidaturën. Dy propozime ishin në Kuvend. Njëri s’e kaloi procedurën. Edhe mbeti vetëm një kandidat”, ka thënë ai.

Isa Mustafa sot është rizgjedhur kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Kuvendin e nëntë zgjedhor, pa kundërkandidatë. Ky do të jetë mandati i tretë për Isa Mustafën në krye të LDK-së.