Përfundon mbledhja e kryesisë së LDK-së

Përfundon mbledhja e kryesisë së LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës ka përfunduar mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, pas të cilës nuk u bënë prapë të ditur emrat për kryetar të LDK-së.

Agim Veliu nënkryetar i kësaj partie kur u pyet nëse Isa Mustafa do të jetë kandidati konsensual, tha që janë duke punuar intensivisht për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të së shtunës.

Nuk ka ndonjë marrëveshje, vetëm po punojmë intensivisht që Kuvendi ta ketë një rrjedhë çfarë i ka hije LDK-së, si partia më e organizuar, më e madhe, si parti që e ka një cikël të rregullt të zgjedhjeve, që e ka kalu një proces shumë të mirë e të rregullte. Finalja është nesër, që do të jetë kulmi i gjithë asaj bukurie që ka ndodhë në degë e nëndegë”, tha Veliu.

Tutje Veliu tha që është duke u punuar për një konsenus shumë të madh.

Ndërsa i pyetur nëse është më shumë se një kandidat, nënkryetari i LDK-së tha që është e drejtë e secilit të kandidojë.

Është e drejtë e secilit kandidat të kandidojë, ajo është e rregulluar me normat e statutit, kandidaturë ka të drejte të paraqesë secili delegat i Kuvendit nesër. Nesër është ditë kur do te shpallen kandidaturat”, tha Veliu.

Ndërsa nënkryetari tjetër i LDK-së, Lutfi Haziri ishte shumë i shkurtër në deklarimin e tij para mediave, duke thënë se “jemi duke punuar të gjithë’.

Një mbledhje të tillë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e ka mbajtur edhe dje, mirëpo nuk janë bërë publik emrat e kandidatëve vetëm se është treguar se disa persona kanë shprehur interesimin për këtë pozitë./kallxo.com