Veliu ministër, Podujeva në zgjedhje

Albin Kurti është zgjedhur kryeministër i Kosovës

Qeveria Kurti morri 66 vota pro dhe 10 abstenime. Me këtë rast, kryetari i Podujevës, Agim Veliu është zgjedhur si ministër i Punëve të Brendshme.

Tashmë me zgjedhjen e Agim Veliut si ministër i Punëve të Brendshme, kjo komunë do të shkojë në zgjedhje të parakohshme për udhëheqjen e kësaj komune, pasi Veliu duhet të japë dorëheqje për shkak të postit ministror.

Sipas ligjit, në momentin Veliu pranon pozitën e ministrit, duhet të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Podujevës dhe ky qytet brenda 45 ditësh mban zgjedhjet e reja ku zgjidhet kryetari i ri.

Kujtojmë se Agim Veliu ishte rizgjedhur si kryetar i komunës së Podujevës pas balotazhit në zgjedhjet lokale të viti 2017. Ai ishte zgjedhur për herë të pestë si kryetar i Podujevës.

Veliu është kryetar i degës së LDK-së në Podujevë dhe nënkryetar i LDK-së.

Back to top button