Veliu deklarohet për media para mbledhjes

Veliu deklarohet për media para mbledhjes

Agim Veliu tha se sot në mbledhjen e Kryesisë së re të LDK-së do të diskutohen pikat që janë përcaktuar nga kryetari Isa Mustafa. Veliu bëri të ditur se gjatë mbledhjes do të diskutohet për kandidatin për kryeministër.

Sigurisht do të diskutojmë, dhe unë besoj që LDK-ja shumë shpejt do ta ketë vendimin. Do të diskutohet edhe për koalicionet e mundshme edhe për mandatarin dhe varet prej vendimit të Kryesisë”, tha ai, shkruan rtv21.tv

Veliu para mediave tha se ai dëshiron që LDK-ja të garojë e vetme në zgjedhjet e përgjithshme.

Të matet me subjektet tjera. Ta shohim fuqinë e Lidhjes Demokratike edhe pas zgjedhjeve t’i lexojmë rezultatet dhe të vendosim. Kjo është rruga më e mirë”, tha tutje ai.

Veliu nuk pranoi të përgjigjet nëse përkrah kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryeministre, por tha se atë dhe Osmanin i bashkon LDK-ja.

“ Jemi në një rrugë të përbashkët”, theksoi i pari i Podujevës.

Veliu është i bindur që LDK-ja do të marr vendimin më të mirë për kandidatin për kryeministër./21Media