Veliu përgëzon kampionin e botës, Tefik Bajramin

Kryetari Veliu ka përgëzuar Tefik Bajramin, kampionin e botës në boksin profesionist

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, priti sot boksierin llapjan, Tefik Bajrami, kampion i botës në boksin profesionist në versionin WBU (World Boxing Union).

Gjatë takimit me boksierin Bajrami, kryetari Veliu, e përgëzoi boksierin llapjan për fitoren në meçin e vlefshëm për titullin e kampionit të botës në versionin WBU (World Boxing Union), që u zhvillua në Kriens-Luzren të Zvicrës.

Veliu tha se kjo fitore dhe titulli i kampionit të botës në boksin profesionist është një fitore e madhe, jo vetëm për “Uraganin Shqiptar”, siç e quajnë ndryshe boksierin Bajrami, por edhe për sportin llapjan dhe sportin kosovar në përgjithësi.

Boksieri Bajrami e falënderoi kryetarin Veliu për përkrahjen e vazhdueshme që ka marrë në meçet e tij të zhvilluara edhe në Podujevë në rrugën e tij deri të kampioni i botës në boksin profesionist.

Ndryshe, Bajrami titullin e kampionit të botës e ka fituar duke mposhtur argjentinasin Diego Javier Sanabria.

Back to top button