Vëllai e ther me thikë vëllain

Policia e Kosovës ka arrestuar nje person pasi që i njëjti dyshohet se për motive të panjohura ka therur me thikë vëllain e tij.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:40 në Prishtinë.
Viktima, për shkak të lëndimeve është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa njësitet policore gjatë bastisjes në banesën e tyre, kanë gjetur dhe konfiskuar një thikë me të cilën dyshohet se është kryer vepra dhe substanca të dyshuara narkotike marihuanë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button